Maradona: Brazili fitoi për shkak të faktorit fushë

Maradona: Brazili fitoi për shkak të faktorit fushë

Legjenda argjentinase Diego Armando Maradona thotë se Spanja do të kishte triumfuar nëse do të ishte luajtur finalja e Kupës së Konfederatave në një fushë neutrale. “Spanja ishte e pafat që turneu u zhvillua në Brazil. Ata dukeshin premtues. Brazili nuk do të kishte arritur t’i mposhtë ata nëse ndeshja do të zhvillohej në një

Legjenda argjentinase Diego Armando Maradona thotë se Spanja do të kishte triumfuar nëse do të ishte luajtur finalja e Kupës së Konfederatave në një fushë neutrale.

“Spanja ishte e pafat që turneu u zhvillua në Brazil. Ata dukeshin premtues. Brazili nuk do të kishte arritur t’i mposhtë ata nëse ndeshja do të zhvillohej në një fushë neutrale”, ka thënë Maradona.

Kampionët e dyfishtë (radhazi) të Evropës  dhe botës u mposhtën 3-0 në finalen e të dielës në Marakana, pas dy golave të Fred dhe golit të Nejmar, duke i dhënë Brazilit kupën e katërt të konfederatave dhe të tretën radhazi.

/Ariglon Pali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar