Maradona bekon “El Pipita”: Do të jetë bomberi i serisë A

0

“Higuain te Napoli është një gëzim i dyfishtë për mua. Jam i bindur që ai do t’i dhurojë nje lojë më të gjallë dhe më të shpejtë Napolit dhe në të njëjtën kohë do të jetë golashënuesi më i mirë i Serisë A”, kështu është shprehur  Maradona për Higuain që do të luajë me Napolin.

Diego Armando Maradona, legjenda e futbollit botëror dhe ish-ikona e Napolit, pret me ovacione transferimin e bashkatdhetarit të tij tek ish-skuadra. Për më shumë, “Pibe D’Oro” ka dashur të dhurojë edhe një frazë, e cila mbase nuk do të pritet mirë nga Karlos Tevezi, argjentinasi tjetër që i është shtuar Serisë A sivjet, por që ka pranuar të vjedhë fanellën e Juventusit:

“Një argjentinas i vërtetë nuk mund të luajë në Torino”. Në këtë mënyrë edhe tifozi më i zjarrtë i Napolit e ka ndezur sfidën me Juventusin, skuadra që ishte e para në listë për ta blerë Gonzalo Higuanin, por që tashmë do e shohë si rivalin kryesor për titull.

/Klajdi Lleshi/

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here