Maqedonia dhe Somalia, të vetmet pa regjistrim të popullsisë

  Maqedonia dhe Somalia janë dy vendet e vetme në botë që nuk kanë bërë regjistrimin e popullsisë. Në buxhetin e vitit 2014 në Maqedoni, nuk ka para të ndara për një regjistrim të tillë edhe për vitin e ardhshëm. Regjistrimi i popullsisë nuk është paraparë edhe për vitin e kaluar sepse  nuk ka mjete në buxhet, ka deklaruar ministri i financave Zoran Stavrevski. Partitë opozitare kritikojnë mos organizimin e regjistrimit të popullsisë edhe vitin e ardhshëm. Me këtë akuzojnë partitë opozitare qeveria dëshiron të ik nga realiteti se një pjesë e madhe e popullatës, veçanërisht të rinjtë ikin nga vendi. Një fakt tjetër është se me këtë qeveria nuk dëshiron ta prekë listën zgjedhore ku janë të regjistruar 1.8 milion votues fiktiv. Regjistrimi i rregullt në Maqedoni duhej të bëhej në vitin 2001, por për shkak të ngjarjeve  të asaj kohe nuk u realizua. Regjistrimi i popullsisë në tetor  pësojë fiasko  të plotë disa ditë para mbarimit, arsyetimi ishte se kishte dallime në shpjegimin e metodologjisë së regjistrimit. /Elta Liksenaj/]]>

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar