Maqedoni, kredia prej 783 milion dollarësh për dy autostradat

0

 

Qeveria e Maqedonisë do të marrë 783 milionë dollarë kredi për ndërtimin e dy autostradave në vend. Këto projekte infrastrukturore janë projektet kapitale të parapara në projekt –buxhetin për 2014.

Parlamenti i Maqedonisë në procedurë të përshpejtuar pritet të miratojë vendimin për garancitë shtetërore për marrjen e kësaj huaje nga banka kineze Eksim Bank. Realizues i projektit të autostradave do të jetë ndërmarrja publike për rrugë shtetërore, e cila do të aplikojë për kredinë nga banka kineze, ndërsa 10 për qind të mjeteve për dy autostradat do të sigurohen nga buxheti i saj. Por, për këto kredi do të jetë garantuese Qeveria e Shkupit.

Autostrada e parë është Kërçovë – Ohër që do të ketë një kosto prej 555,5 milionë dollarë, ndërsa autostrada e dytë do të jetë Miladinovc – Shtip në lindje të vendit, qëdo të kushtojë 306 milionë dollarë.

Shkalla vjetore e kamatës do të jetë 2 për qind në nivel vjetor dhe do të paguhet gjatë 20 viteve të ardhshme.

Partitë e opozitës kanë kritikuar futjen e vendit në borxhet e jashtme. Vanço Uzunov, nënkryetar i Lidhjes Social Demokrate (LSDM) theksoi se këto dy kredi do të rrisin borxhin në masë të madhe.

/Elta Liksenaj/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here