Maqedoni-Greqi, shtyhen bisedimet

Maqedoni-Greqi, shtyhen bisedimet

Filip Reeker, ndihmës sekretari amerikan i shtetit deklaroi sot se bisedimet Maqedoni-Greqi do të vazhdojnë në fund të verës ose deri në fillim të vjeshtës, raportoi MIA. Rikeer në pyetjen se si e vlerëson përkushtimin e Greqisë ndaj integrimit të të gjithë rajonit,  u përgjigj se gjysma e parë e vitit 2014 do t’i japë mundësi

Filip Reeker, ndihmës sekretari amerikan i shtetit deklaroi sot se bisedimet Maqedoni-Greqi do të vazhdojnë në fund të verës ose deri në fillim të vjeshtës, raportoi MIA.

Rikeer në pyetjen se si e vlerëson përkushtimin e Greqisë ndaj integrimit të të gjithë rajonit,  u përgjigj se gjysma e parë e vitit 2014 do t’i japë mundësi Greqisë që të luajë rol konstruktiv dhe të realizohen angazhimet në agjendën e Selanikut.

“Kryesimi grek me Këshillin e Bashkimit Evropian do të jetë mundësi që Greqia të luajë rol konstruktiv. Nëse kthehemi në agjendën e Selanikut, e cila u promovua nga Greqia, me të u vendos drejtim pozitiv për rajon më të gjerë ballkanik, dhe kjo mirë përputhet me qëllim tonë, të gjitha vendet nga Ballkani Perëndimor të kyçen tek fqinjët, të cilët janë në familjen euroatlantike, në NATO dhe Bashkimin Evropian” deklaroi Rikeer në takimin me gazetarët në qendrën për shtyp të Departamentit të shtetit në Nju-Jork.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar