Maqedoni, familjet e dëshmorëve ende pa status

Maqedoni, familjet e dëshmorëve ende pa status

Familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të UCK –së  në Maqedoni, akoma nuk gëzojnë një status të qartë. Gjatë homazheve në varrezat e dëshmorëve të Maqedonisë,  Kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Fazli Veliu  ka shprehur dje  kërkesën për të zgjidhur statusin të këtyre familjeve. Shoqatat e Veteranëve të Luftës

Familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të UCK –së  në Maqedoni, akoma nuk gëzojnë një status të qartë.

Gjatë homazheve në varrezat e dëshmorëve të Maqedonisë,  Kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Fazli Veliu  ka shprehur dje  kërkesën për të zgjidhur statusin të këtyre familjeve.

Shoqatat e Veteranëve të Luftës që nga viti 2001,viti i fillimit të konfliktit në Maqedoni,  kanë  kërkuar  rregullimin e statusit të familjeve të dëshmorëve, në përputhje me Ligjin për përkujdesje institucionale si dhe zgjidhjen njëherë e mirë të kësaj situate.Megjithatë për  vite me radhë partitë politike e kanë përdorur këtë cështje vetëm si kartë gjatë fushatave për zgjedhjet lokale.

“Familjet e dëshmorëve kohëve të fundit janë duke kërkuar statusin e tyre real si familje dëshmorësh që kanë rënë për atdheun dhe jo të kombinuar me forma të tjera në mënyrë shumë etnike institucionalisht të përzier, kështu që jemi të mendimit që kështu vet në këto forma që i kemi si komuna shqiptare të plotësojmë këtë status të atyre që e meritojnë statusin e dëshmorëve të atdheut” u shpreh Veliu.

Ai gjithashtu paralajmëroi se nëse “këta tanët e qeverisë” nuk e zgjidhin vetë atëherë shoqatat do i detyrojmë ata që të japin nënshkrimet e tyre për këtë cështje  si shqiptarë.

Shoqata e Veteranëve të Luftës “Kalaja” gjithashtu ka bërë thirrje për zgjidhjen e statusit për dëshmorët e lirisë dhe ka bërë të ditur se ka informuar organizmat ndërkombëtare për gjendjen e mjerueshme të një pjese të madhe të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Maqedoni.

Ishte kërkesa e VMRO-DPMNE për plotësimin e ligjit për forcat maqedonase të sigurisë,pjesëmarrëse në konfliktin e vitit 2001,për përfitimet dhe kushtet e tjera,  që në këtë pako  të rregullohet edhe statusi i UÇK-së.

Megjithatë  në Parlamentin e Maqedonisë,komisionet parlamentare kanë mbetur në debatet për të diskutuar mbi projekt – ligjin e VMRO- DPMNE për statusin special për ‘branitellat’ maqedonas.

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar