Maqedoni, asnjë student shqiptar në kampet verore

Maqedoni, asnjë student shqiptar në kampet verore

Ndër studentët e talentuar që përfitojnë nga bursat verore të Ministrisë së Arsimit në Maqedoni, nuk është asnjë student shqiptar. 45 studentët përfitues të këtyre bursave janë që të gjithë maqedonas. Me gjithë sensibilizimet e vazhdueshme të politikave diskriminuese lidhur me projektet e ngjashme që financohen nga Ministria e Arsimit (MASH),studentët shqiptarë vazhdojnë të mos

Ndër studentët e talentuar që përfitojnë nga bursat verore të Ministrisë së Arsimit në Maqedoni, nuk është asnjë student shqiptar. 45 studentët përfitues të këtyre bursave janë që të gjithë maqedonas.

Me gjithë sensibilizimet e vazhdueshme të politikave diskriminuese lidhur me projektet e ngjashme që financohen nga Ministria e Arsimit (MASH),studentët shqiptarë vazhdojnë të mos kenë shanse të barabarta. Bursat e studentëve dhe nxënësve të shkollave të mesme, të cilat i ndan MASH janë vetëm privilegj i maqedonasve.
Në mesin e 45 studentëve nga Fakulteti Teknologjik – Metalurgjik, Fakulteti Makinerik dhe Fakulteti i Shkencave Informatike, të cilët do të qëndrojnë dy javë në kampin veror, nuk gjendet asnjë emër studenti shqiptarë që të ketë fituar bursën përkatëse. Në MASH thonë se konkursi ka qenë i hapur dhe se mungesa e shqiptarëve në listat e konkursit përkatës, sipas tyre, është rezultat i mosinteresimit të studentëve shqiptarë.

Mirëpo, listat monoetnike të 45 studentëve të talentuar që do të kenë rastin të kalojnë dy javë në kampin që ua siguron MASH, nuk janë një rast i izoluar.
Edhe më parë, në konkursin për ndarjen e 150 bursave për nxënës të talentuar të shkollave të mesme, për vitin 2013, u ndanë 100 bursa. Vetëm pesë prej tyre u takuan nxënësve shqiptarë.Përveç kësaj, në faqen zyrtare të MASH-it, asnjë shërbim nuk funksion në gjuhën shqipe, dhe nëpër konkurse apo projekte të tjera formularët mund të plotësohen vetëm në gjuhën maqedonase.

 

 

/ Elta Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar