Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Maqedoni, arrestohen 51 shqiptarë ilegalë

Maqedoni, arrestohen 51 shqiptarë ilegalë

0 Komentet 🕔26.07.2013 - 09:02

Në një aksion të policisë maqedonase janë arrestuar ditën e djeshme 51 shtetas shqiptarë për qëndrim ilegal.

Në kontrollin e ushtruar nga policia maqedonase janë zbuluar 32 shtetas shqiptarë në Tetovë dhe 19 në Gostivar. Shtetasit shqiptarë, shumica prej të cilëve janë nga Kukësi, Librazhdi dhe Peshkopia janë të moshës prej 17 deri në 57 vjeç. Pjesa më e madhe prej tyre kanë qenë të punësuar në ndërtim dhe në punë të tjera krahu në vendin fqinj.

Gjatë kontrollit të policisë në dy furra buke në Tetovë janë gjetur katër persona nga Kosova për të cilët është konfirmuar se punojnë ilegalisht, të cilët janë shoqëruar në polici.

Gjithashtu dje në Gostivar janë kapur edhe dy shtetase shqiptare, të cilat pas procedurave të ndërmarra nga autoritetet maqedonase janë kthyer në Shqipëri.

/Laugert Qosja/

 

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr