Manjani: Nuk flasim në interes të kumarit

Manjani: Nuk flasim në interes të kumarit

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka nguruar për t’iu kundërpërgjigjur akuzave të Sokol Olldashit, i cili e ka cilësuar këtë forcë politike “çetë financiare”. Gjatë një deklarate për shtyp, Ylli Manjani tha se, LSI nuk flet në interes të kumarit. “Janë 1 milionë shqiptarë që sot presin nga ne se cili do të jetë programi qeverisës

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka nguruar për t’iu kundërpërgjigjur akuzave të Sokol Olldashit, i cili e ka cilësuar këtë forcë politike “çetë financiare”.

Gjatë një deklarate për shtyp, Ylli Manjani tha se, LSI nuk flet në interes të kumarit. “Janë 1 milionë shqiptarë që sot presin nga ne se cili do të jetë programi qeverisës në 4 dhe më shumë vite të ardhshme. Të gjithë presin një mënyrë të re qeverisje nga sa deri më sot. Nuk jam këtu për t’u marrë më interesat e askujt, aq më tepër një partie politike apo qoftë edhe të kandidatëve për kryetar politik”, tha z. Manjani në një deklaratë për shtyp.

“Kjo është një çështje që nuk më takon mua. Unë jam këtu për të folur në emër të interesit të qytetarit dhe jo në emër të interesit të kumarit. Kumari dhe kumarxhinjtë janë ndëshkuar sistematikisht me votë, sa herë që kanë kërkuar votën e shqiptarëve”, shtoi më tej ai.

Manjani dhe Olldashi disa kohë më parë kanë punuar së bashku në Ministrisënë e Transporteve, ku nën.kryetari i LSI-së mbante pozicionin e zv.ministrit, ndërsa kandidati për kreun e ri të PD-së vazhdon të jetë drejtuesi i kësaj ministrie.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar