Manifestuesit ukrainas marrin nën kontroll Ministrinë e Bujqësisë

Manifestuesit ukrainas sulmuan gjatë natës së djeshme Ministrinë e Bujqësisë që ndodhet në sheshin qendror të kryeqytetit Kiev. “Militantët e lëvizjes ‘Spilna Sprava’ (Kauza e përbashkët) kanë pushtuar godinën e Ministrisë së Bujqësisë, në rrugën Kreshçatik, 100 metra nga sheshi ‘Pavarësia’ që njihet edhe me emrin ‘Maidan’, bastion i protestës kundër regjimit që prej më

Manifestuesit ukrainas sulmuan gjatë natës së djeshme Ministrinë e Bujqësisë që ndodhet në sheshin qendror të kryeqytetit Kiev.

“Militantët e lëvizjes ‘Spilna Sprava’ (Kauza e përbashkët) kanë pushtuar godinën e Ministrisë së Bujqësisë, në rrugën Kreshçatik, 100 metra nga sheshi ‘Pavarësia’ që njihet edhe me emrin ‘Maidan’, bastion i protestës kundër regjimit që prej më tepër se dy muajve”, shkroi gjatë natës në faqen e tij në Facebook Olexandre Daniliuk, lider i lëvizjes.

“Pas bisedimeve të mbrëmshme mes presidentit Viktor Janukoviç dhe krerëve të opozitës që përfunduan me lëshime modeste, u bë e qartë se ne duhet ta përgatisim vetë ofensivën e premtuar nga drejtuesit e opozitës”, theksoi ai, duke shtuar se ofensiva tashmw ka filluar.

“Bashkëpunëtorë të ministrisë erdhën të merrnin sendet e tyre personale, por ne nuk do të lejojmë askënd të hyjë derisa të normalizohet situata në vend”, i tha agjencisë “Interfax” një militant.

/Objektiv.al/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar