Mançester Siti synon Arjen Robenin

Mançester Siti synon Arjen Robenin

Skuadra e Mançester Sitit synon të sjellë në “Etihad Stadium” gjatë kësaj merkatoje verore mesfushorin e Bajernit të Munihut, Arjen Roben. Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, klubi i sheikut Mansur ka përgatitur që të derdhë në arkat e klubit bavarez shumën e 20 milionë eurove. Pasi arriti t’i rrëmbeje Dortmundit Mario Gëcen, duket se tek

Skuadra e Mançester Sitit synon të sjellë në “Etihad Stadium” gjatë kësaj merkatoje verore mesfushorin e Bajernit të Munihut, Arjen Roben. Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, klubi i sheikut Mansur ka përgatitur që të derdhë në arkat e klubit bavarez shumën e 20 milionë eurove.

Pasi arriti t’i rrëmbeje Dortmundit Mario Gëcen, duket se tek Bajerni nuk ka më hapësira për Robenin. Skuadra e bavarezëve duket se do hapë thesin për këtë vit pas ardhjes së Pep Guardiolës në drejtin e skuadrës.

Për Arjen Robenin interesohen edhe skuadra të tjera, si: Juventus, Inter, Milan apo Totenhem Hotspur. Megjithatë, duhet të presim deri në merkaton e verës, e cila pritet të jetë një nga më të nxehtat e këtyre viteve të fundit.

/Dorjan Gjepali/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar