Man Siti në luftë me Realin për Edison Kavanin

Man Siti në luftë me Realin për Edison Kavanin

Mançester Siti është në luftë me spanjollët e Realit të Madridit për të marrë shërbimet e sulmuesit uruguaian Edison Kavani. Mediat angleze bëjnë të ditur se Çelsi ka tërhequr ofertën e tij per “makinën e golave” të Napolit, pas zbulimit të marrëveshjes 5-vjecare dhe me një vlerë totale prej 100 milionë sterlinash, duke përfshirë dhe

Mançester Siti është në luftë me spanjollët e Realit të Madridit për të marrë shërbimet e sulmuesit uruguaian Edison Kavani.

Mediat angleze bëjnë të ditur se Çelsi ka tërhequr ofertën e tij per “makinën e golave” të Napolit, pas zbulimit të marrëveshjes 5-vjecare dhe me një vlerë totale prej 100 milionë sterlinash, duke përfshirë dhe 8 milionë sterlina në vit për lojtarin.

Por, shefat e Mançester Sitit shpresojnë për një shkëmbim të mundshëm Kavani-Xheko. Por për gjigantin e sulmit të Napolit, i cili këtë vit ka shënuar 36 gola në 41 ndeshje, janë të interesuar edhe spanjollët e Realit të Madridit, të cilët kanë frikësuar anglezët, pasi planet e tyre mund të prishen.

Reali i Madridit është klubi më i famshëm dhe më i suksesshëm në botë dhe mund të ndikoj në vendimin përfundimtar të uruguaianit.

/Klajdi Lleshi/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar