Malazezët “rrëmbejnë” edhe Ulqinin

Partia e kryeministrit malazez Milo Gjukanoviç ka dalë fitimtare në zgjedhjet lokale të Ulqinit. Pas përfundimit të votimeve, DPS ka marrë 9 vende në këshillin komunal, Forca 8, “Së Bashku për një Ulqin Më të Mirë” 7, DUA 3, SDP 2, CG 2 ndërsa SNP dhe DF nga një vend. Këshilli i Komunës së Ulqinit

Partia e kryeministrit malazez Milo Gjukanoviç ka dalë fitimtare në zgjedhjet lokale të Ulqinit. Pas përfundimit të votimeve, DPS ka marrë 9 vende në këshillin komunal, Forca 8, “Së Bashku për një Ulqin Më të Mirë” 7, DUA 3, SDP 2, CG 2 ndërsa SNP dhe DF nga një vend. Këshilli i Komunës së Ulqinit ka 33 vende.

DPS ka bërë kështu çudinë duke ia kaluar për herë të parë në histori Forcës së shqiptarëve. Më shumë se 3 100 vetë (nga 19,169 në total) votuan për partinë malazeze që gëzon edhe pushtetin qendror, 30 % më shumë se në zgjedhjet e fundit.

“Forca” ka mbetur vetëm me 8 vende në Këshillin e Komunës, nga 11 që kishte përpara zgjedhjeve. Nazif Cungu, kryetari i “Forcës”, pranoi publikisht se partia e tij kishte marrë vetëm tetë vende në Këshill, nga të paktën 10 që shpresonte. Ai fajësoi rolin e luajtur nga qeveria qendrore dhe nuk pranoi të fliste për një koalicion të mundshëm me partinë kryesore malazeze për të qeverisur së bashku qytetin e shqiptarëve.

DUA (Unioni Demokratik i Shqiptarëve) priste shumë më tepër vota, ndërkohë që ka marrë vetëm 3 vende.

Për krahasim, rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2010 në Ulqin ishin: (Forca – 11 , DUA – PDP – 10, DPS – 7 , Koalicioni Së Bashku për Ulqinin 2, SDP – 2 etj). Zgjedhjet e parakohshme, përçarja mes shqiptarëve dhe ndihma e pabarabartë nga qeveria qendrore ndikuan të gjitha në humbjen e shqiptarëve.

Një fotografi e Krajl Nikollës është duke qarkulluar mes shqiptarëve në Facebook, me shënimin: “Unë vërtetë e mora Ulqinin me luftë në vitin 1880, por pasardhësit e mi, një ditë do ta marrin me votat e shqiptarëve!”.

Është megjithatë interesante që një fotografi e shtypit lokal tregonte festën e mbështetësve të partisë së kryeministrit, një automjet nga valëvitej jo vetëm flamuri malazez por edhe ai i shqiptarëve.

/Objektiv.al/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar