Malaj: Marr 8500 vota në Vlorë

Malaj: Marr 8500 vota në Vlorë

Arben Malaj, kandidati i pavarur në qarkun e Vlorës, deklaron se nuk është më antar i PS-së dhe se do të marrë votat e mjaftueshme, të cilat i japin atij mandatin e deputetit. “Nga ky moment nuk jam më anëtar i PS. Nuk kam si të jem, sepse kam marrë përsipër të dal i pavarur,

Arben Malaj, kandidati i pavarur në qarkun e Vlorës, deklaron se nuk është më antar i PS-së dhe se do të marrë votat e mjaftueshme, të cilat i japin atij mandatin e deputetit. “Nga ky moment nuk jam më anëtar i PS. Nuk kam si të jem, sepse kam marrë përsipër të dal i pavarur, deklaroi z. Malaj për emisionin Opinion të gazetarit Blendi Fevziut.

Gjithashtu Arben Malaj pretendon se do të fitoj me 8500 vota dhe se mandate i 8-të në këtë qark mund të arrihet vetëm prej tij. “Duhen 8500 vota. Kam 22 vjet dhe u kam shërbyer me shpirt njerëzve. Nuk kam punuar asnjë ditë për të qenë njeri i madh, kam punuar për të qenë njeri i mirë. Nga të gjitha kalkulimet e mia dhe me ekspert zgjedhor mandati i tetë në Vlorë merret vetëm nga unë si i pavarur dhe PS s’e merr dot”, vazhdoi më tej z. Malaj.

Duke folur edhe mbi mbështetjen e dhënë nga Fatos Nano, Arben Malaj tha se, Nano është i mirëseardhur, por ai nuk e kushtëzon dot kandidimin tim. “Kjo është fushatë imja dhe e mbështes vetëm unë. Unë i jam mirënjohës, por nuk e kushtëzon kandidimin, vjen apo jo Fatos Nano”, – përfundoi ai.

/Osman Stafa/ 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar