Malaj: Jam vetëlarguar nga PS-ja

Malaj: Jam vetëlarguar nga PS-ja

Ish-deputeti socialist Arben Malaj një ditë pasi Asambleja e PS-së vendosi që Taulant Balla të zëvendësojë në kryesinë e partisë, sqaron se është vetëlarguar nga strukturat drejtuese të Partisë Socialiste. Përmes profilit të tij në rrjetin social “Facebook”, Malaj shprehet se: “midis një karrige dhe lirisë për të menduar i lirë kam zgjedhur përherë këtë

Ish-deputeti socialist Arben Malaj një ditë pasi Asambleja e PS-së vendosi që Taulant Balla të zëvendësojë në kryesinë e partisë, sqaron se është vetëlarguar nga strukturat drejtuese të Partisë Socialiste.

Përmes profilit të tij në rrjetin social “Facebook”, Malaj shprehet se: “midis një karrige dhe lirisë për të menduar i lirë kam zgjedhur përherë këtë të dytën. Në përgjigje të disa miqve dhe kolegëve, duhet të qartësoj se nuk jam më anëtar i forumeve drejtuese të PS-së. Unë u vetëlargova nga ai nivel përfaqësimi. Për detyrimet mirënjohëse ndaj socialistëve dhe vendit tim kam shumë mundësi konkrete t’i përmbush me dashuri dhe përgjegjshmëri.”

Ndër të tjera Malaj thekson se deri në shtator do të respektojë statusin e deputetit, do të përmbushë detyrimet kushtetuese dhe do të jetë i angazhuar në pjesën akademike dhe studimore për politikat publike dhe mirëqeverisjen.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar