Malaj: Duhet kthyer besimi në KQZ

Malaj: Duhet kthyer besimi në KQZ

Kandidati i pavarur për deputet në qarkun e Vlorës, Arben Malaj deklaron se Kuvendi duhet të rikonfiguroj KQZ-në në mënyrë qe t’i japë besim organizimit të zgjedhjeve dhe miratimit të tre ligjeve që pengojnë Shqipërinë të marrë statusin e vendit kandidat për në BE. “Kuvendi duhet që në kohën më të shpejtë të mundshme, të miratojë

Kandidati i pavarur për deputet në qarkun e Vlorës, Arben Malaj deklaron se Kuvendi duhet të rikonfiguroj KQZ-në në mënyrë qe t’i japë besim organizimit të zgjedhjeve dhe miratimit të tre ligjeve që pengojnë Shqipërinë të marrë statusin e vendit kandidat për në BE.

“Kuvendi duhet që në kohën më të shpejtë të mundshme, të miratojë së bashku rikonfirgurimin e KQZ-së për t’i dhënë siguri dhe besueshmëri organizimit të zgjedhjeve dhe miratimit të tre ligjeve, që plotësojnë një prej kushteve për të perfituar statsin e vendit kandidat të BE-së. Çdo përpjekje individuale, çdo përpjekje spontane, çdo përpjekje që nuk është arritur nga një konsesus ndërmjet partive parlamentare e pengon plotësimin e dy kushteve kaq të rëndësishme për zgjedhjet dhe sidomos për sfidat tona pas zgjedhjeve”, – tha ai.

Deklarata për mediat e z. Malaj vjen pas kërkesës së Kryeministrit Berisha për mbledhjen e një seance të jashtëzakonshme për votimin e tre ligjeve dhe aministisë fiskale, të cilën Arben Malaj e quan të nxituar. “Prandaj, çdo kërkesë e nxituar e Kryeministrit për një seancë parlamentare thjesht për tre ligjet, fsheh qëllimin e vërtetë të këtij akti. Asnjë nismë e Kryeministrit, pa rikonfigurimin e KQZ-së dhe plotësimin e standarteve të zgjedhjeve nuk e amniston atë nga dështimi në rrugën e integrimeve evropiane”, – thekson z. Malaj në faqen e tij në “facebook”.

/Osman Stafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar