Makthet e eksodit shqiptar në filmin “Anija”

1

Tiranë – Filmi “Anija” i regjisorit Roland Sejku vjen këto ditë në kinematë kryesore të kryeqytetit shqiptar.

Filmi rrëfen historinë e 20 mijë shqiptarëve që zbarkuan në brigjet italiane më 7 gusht të vitit 1991, 22 vite më parë. Imazhet e jashtëzakonshme, një pjesë të panjohura ende për publikun, bënë që ky film të ketë një interes tepër të madh për publikun shqiptar dhe atë italian.

Filmi mori një vlerë të madhe humane edhe për shkak të dhjetë personazheve, të cilët kanë qenë pjesë e eksodeve. Ata sollën përjetimet e tyre përmes historive personale, që nga përpjekjet për t’u ngjitur në ato anije, momentin e largimit, deri tek “mikpritja” në vendin fqinj.

Njerëz të cilët jetuan ferrin dhe parajsën e largimit nga një vend që po linte pas diktaturën më të egër në Evropë, drejt shpresës dhe lirisë shumë të dëshiruar.

Pas shfaqjeve të fundit në kinematë italiane, filmi “Anija” po shfaqet këto ditë në rrjetin e kinemave “Imperial”. /Najada Fosa/

 

anija

 

 

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here