Makina e parë me hidrogjen së shpejti në Londër

0

 Makina e parë për prodhim masiv që funksionon me hidrogjen do të arrijë së shpejti në Londër. Kompania Hyundai shpreson që makina që nuk çliron asnjë lloj gazi do të luajë rol kryesor në rrjetin e zgjeruar të makinave me hidrogjen që financohet nga qeveria Britanike.

Hyundai thotë se automjeti që funksion me hidrogjen bën një distance më të madhe sesa makinat konvencionale me bateri dhe ka avantazhin që nuk çliron asnjë lloj gazi. Produkti i vetëm që nxjerr ajo është uji. Marka Hyundai ix35 është seria e pare në botë e makinave me hidrogjen. Robin Hayles është manaxher për kompaninë Hyundai në Britani.

Ai thotë se makina ka avantazhin e madh që e gjeneron vetë elektricitetin, krahasuar me makinat elektrike konvencionale. “Ajo nuk e ka problemin e distancës. Me një mbushje mund të shkosh deri në 640 kilometra.”

Dhe kur të mbaron hidrogjeni është shumë e lehtë të mbushësh serbatorin. Makina përdor hidrogjenin për të prodhuar energji përmes një reaksioni kimik. Pesë makina të këtij lloji do të jenë në rrugët e Londrës deri në fund të gushtit.

Londra synon të bëhet qendra globale për përdorimin e makinave me hidrogjen. Në dy vitet e ardhshme, Hyundai ka në plan të prodhojë një mijë makina ix35.

/Klajdi Lleshi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here