Makiazhi për nuset e 2013-tës

Makiazhi  për nuset e 2013-tës

Çdo vajzë ëndërron një dasëm të bukur….Të gjitha në këtë ditë të rëndësishme dëshirojnë të duken bukur në çdo detaj. Pjesa më e rëndësishme  në ditën e dasmën  është fustani dhe makiazhi, sepse është pikërisht fustani  që e bën një vajzë nuse. Dëshirat e nuseve Vajzat nuk preferojnë të rrezikojnë në këtë ditë kaq të

Çdo vajzë ëndërron një dasëm të bukur….Të gjitha në këtë ditë të rëndësishme dëshirojnë të duken bukur në çdo detaj.

Pjesa më e rëndësishme  në ditën e dasmën  është fustani dhe makiazhi, sepse është pikërisht fustani  që e bën një vajzë nuse.

Dëshirat e nuseve

Vajzat nuk preferojnë të rrezikojnë në këtë ditë kaq të rëndësishmë , por përgjithësisht dëshirojnë të kenë  një fytyrë të ëmbël, të butë, të shndërritshme. Makiazhi i syve preferohet të jetë në kafe të lehtë ose ngjyrë kumbulle.

Për të nxjerrë në pah ngjyrën e syve i kushtohet rëndësi  qerpikëve.  Mund të përdoren edhe qerpikë fallco. Nëse për sytë keni përdorur ngjyra të forta, për buzët përdorni  ton më të lehtë dhe natyror.

Pika më e rëndësishme  është qëndrueshmëria e makiazhit dhe kjo mundësohet nga cilësia e materialeve.

Makiazhi është plotësisht i realizuar kur krijon një kombinim të mirë më fustanin dhe mjedisin ku do të organizohet ceremonia.

 

/Rabihana Halili/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar