Magjistrat pa Shkollë Magjistrature, flet Nishani: Ja pse e refuzova në 2015

0

 Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, sqaron për “Panorama” arsyet përse vendosi të mos dekretojë si prokuror në Prokurorinë e Tiranës Bledar Valikajn në vitin 2015, të cilit dje iu dha statusi i magjistratit, bazuar në një vendim të Gjykatës Administrative të Apelit. Më poshtë kemi komentin e plotë të ish-Presidentit i cili theksoi:

“Refuzimi im për personin në fjalë ka ardhur pasi ai nuk kishte zhvilluar Shkollën e Magjistraturës. Rregulli ishte që të ishin magjistrat ata që do të emëroheshin më pas si prokurorë. Nga shqyrtimi i dokumentacionit, që është bërë në kohën kur unë isha President, ka rezultuar se z.Valikaj nuk e kishte këtë kualifikim dhe për këtë arsye nuk është dekretuar si prokuror. Tani është përshirë edhe në ligj që asnjë prokuror nuk duhet të emërohet nëse nuk është magjistrat, por ky është një vendim që duhet të gjykohet nga të tjerë persona”, sqaron Nishani për “Panorama”.

Gjithashtu rikujtojmë se Bledar Valikaj është bashkëshortit i deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj.

Xh. Zogu

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here