Lushnje, nuk ka gjak për talasemikët

0

Në spitalin e lushnjes mungojnë fondet për të blerë gjak për njerëzit që kanë nevojë për të.
Drejtor i bankës së gjakut, Mehmet Xhindoli shprehet se tani me fillim e shkollës dhe fillimin e punës nëpër administrata në spitalin tonë rastet janë të shumta, ku pacientët vijnë me shpresë për të gjetur shërbimin që kërkojnë, por jo këtu nuk ka gjak dhe vullnetarë që të dhurojnë. Vijmë këtu për të marrë gjak, por detyrohemi të kthehemi mbrapsh dhe të shkojmë në spitalet e qyteteve të tjera, kështu shprehet një paciente në nevojë.
Mjekët thonë se dhuruesit janë të paktë, kemi shkuar edhe nëpër shkolla, por vetëm 6-7 persona kanë dhuruar.

/Altin Tufa/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here