Lushnje, një burrë i ve flakën vetes para Policisë

0

Një 53 vjeçar i ka vënë flakën vetes para Komisariatit të Policisë së Lushnjes, duke provokuar një skenë horrori për kalimtarët.

Jorgo Derka kishte shkuar në Polici për të zgjidhur një konflikt pronësie, por ankesën e tij nuk e kishte marrë askush parasysh. Në shenjë proteste dhe në kushte depresioni ai i k a vënë flakën vetes.

Punonjësit e policisë ishin ata që shuan flakët në trupin e 53-vjeçarit dhe e dërguan me shpejtësi në spital. Për shkak të plagëve të rënda që ka marrë Derka është nisur drejt Tiranës për kurim më të specializuar. Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që detyruan Jorgo Derkën të vendoste ti jepte fund jetës.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here