Lushnjë, humb gjurmët turisti austriak

Lushnjë-Një turist austriak rezulton i zhdukur prej 5 ditësh, ndërkohë që denoncimi për të është bërë të mërkurën në mbrëmje. Denoncimin i 62 vjeçarit është bërë nga një grua nga Lushnja mbrëmjen e 20 gushtit. 43-vjeçarja është paraqitur pranë Komisariatit të Policisë në Lushnje duke pohuar se shtetasi austriak ka qenë i akomoduar në Lushnjë

Lushnjë-Një turist austriak rezulton i zhdukur prej 5 ditësh, ndërkohë që denoncimi për të është bërë të mërkurën në mbrëmje. Denoncimin i 62 vjeçarit është bërë nga një grua nga Lushnja mbrëmjen e 20 gushtit.

43-vjeçarja është paraqitur pranë Komisariatit të Policisë në Lushnje duke pohuar se shtetasi austriak ka qenë i akomoduar në Lushnjë nën kujdesin e një shoqatë që pret çdo vit turistë nga e gjithë bota. Gruaja është shprehur në polici se ai ka mbyllur telefoninn duke humbur kontaktet me të.

“Jam administratore e një shoqate në Lushnjë. Çdo vit vijnë turistë në Lushnjë dhe ne i akomodojmë duke shërbyer edhe si operatorë turistikë për ta. Shtetasi 62-vjeçar E.A, nga Austria më datë 16 gusht është nisur për në Fier e më pas donte të vazhdonte për në Gjirokastër. Ai ka udhëtuar i vetëm, pasi ka qenë edhe më parë në Shqipëri. Nga kjo ditë nuk kemi asnjë lloj kontakti me të.” është shprehur 43-vjeçarja.

Menjëherë pas denoncimit Policia e Lushnjes ka nisur kërkimet duke bashkëpunuar edhe me  Komisariatet e qyteteve për ku është nisur turisti, por edhe të rrethe të tjera. Vetë policia e ka të vështirë ta identifikojë, pasi nuk disponon foto të të zhdukurit, por blutë sqarojne se ai ka me vete mjete identifikimi që do të lehtësojnë këtë operacion.

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar