Lushnje: Aksident, 1 i vdekur e 2 të plgosur

Lushnje: Aksident, 1 i vdekur e 2 të plgosur

Një aksident tjetër tragjik është shënuar mëngjesin e sotëm në Lushnjë, ku si pasojë mbetur i vdekur drejtuesi i mjetit. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në afërsi të fshatit Konjat, të Lushnjës. Nga dhënave paraprake të policies mësohet se, drejtuesi i mjetit tip Volvo me targa AA337 FV ka humbur kontrollin e makinës,

Një aksident tjetër tragjik është shënuar mëngjesin e sotëm në Lushnjë, ku si pasojë mbetur i vdekur drejtuesi i mjetit. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në afërsi të fshatit Konjat, të Lushnjës.

Nga dhënave paraprake të policies mësohet se, drejtuesi i mjetit tip Volvo me targa AA337 FV ka humbur kontrollin e makinës, duke dalë nga rruga e duke u përplasur me murin anësor.

Si rezultat i përplasjes janë plagosur edhe dy persona të tjerë që ishin në makinë me të.

Policia bën të ditur se viktima është shtetasi Admir Bebej 27 vjeç, ndërsa të plagosurit janë Lenci Saro 30 vjeç dhe Nerti Lila, 30 vjeç.

Akoma nuk është e qartë nëse viktima është edhe drejtuesi i mjetit.

Dy të plagosurit janë dërguar menjëherë spitalin e Lushnjës ku po marrin ndihmën e nevojshme.

Policia ndërkaq po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar