Lumturi momentale !

Lumturia mund të jetë diçka abstrakte, të cilën fytyra e gjendja e njeriut e shprehin këtë emocion e që mund ta tregojmë. Lumturia është diçka momentale, diçka e cila do shumë punë të krijohet por që mjaftojnë vetëm disa grimca të vogla negative që e prishin atë moment, atë çast lumturie. Prish qetësinë e krijuar

Lumturia mund të jetë diçka abstrakte, të cilën fytyra e gjendja e njeriut e shprehin këtë emocion e që mund ta tregojmë. Lumturia është diçka momentale, diçka e cila do shumë punë të krijohet por që mjaftojnë vetëm disa grimca të vogla negative që e prishin atë moment, atë çast lumturie. Prish qetësinë e krijuar e që mund të prishë besimin që jeta është e bukur. Në momentet e tijë më të lumtura njeriu ndihet njeriu më i madh në botë, e bota duket e vogël përpara tij. Psikiologë, sociologë të ndryshëm thojnë që lumturia është një ndjesi positive që ka individi ndaj vetes, ndaj çdo gjëje që e rrethojnë atë dhe këshilla më e mirë që ata japin është:” Ndieje lumturinë, shpërndaje në trupin tënd dhe ndieu i rëndësishëm, nëse kjo të bën të lumtur”. Janë disa momente kur ne arrijmë të ndiehemi të gëzueshëm, të lumtur.

Disa nga momentet magjepëse janë:

1- Kur je pranë personave të veçantë !

Bota të duket e bardhë, e pastër dhe brenda vetes ti mund të ndiesh një harmoni shpirtërore, ti ndien që ke hapur flatrat e gëzimit e që e qeshura jote dëgjohet kudo në çdo cep të botës. Nëse kjo të lumturon, ndiejeni dhe e bëni.

2- Kur dëgjon muzikë !

Muzika ka veti shumë shëruese por edhe të ndihmon shumë psikologjikisht. Dëgjimi i muzikës suaj të preferuar të ndihmon që të ndiehesh më i lumtur.

3- Kur gatuan !

Një studim shumë interesant thotë se: Personat që gatuajnë ndihen më mire nga ana psikologjike dhe tek ta ndihet një aromë lumturi.

4- Vlerësimet e mira në mësime !

Sekreti se si të arrish të ndiehesh i lumtur nga vlerësimet e mira në mësime është, studio çdo ditë që të vlerësohesh maksimalisht dhe shprehu përpara auditorit, nuk duhet të kesh frikë nga ajo që do thuash sepse e ke mësuar.

5- Të luash lojën e preferuar !

Të luash në internet tashmë është kthyer si diçka normale dhe nuk mund të i magjinohet jeta se si do të ishte pa të, sikur nuk ka qënë në fakt, por disa lojra në rrjetin social facebook kanë një ndikim dhe kanë shumë vartës ndaj këtyre lojrave sa që po ti lësh 24 orë përpara ekranit, do të luajnë pa pushim.

Bëjeni atë që ju bën të ndieheni më mirë, më të lumtur dhe mos lejoni askënd që jua prishë atë cast lumturi.

/Redjon Shtylla/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar