Luksemburgut, dorëhiqet kryeministri Juncker

Luksemburgut, dorëhiqet kryeministri Juncker

Kryeministri i Luksemburgut, Jean-Claude Juncker, që drejtoi qeverinë e vendit prej vitit 1995, pas një skandali përgjimi, paraqiti dorëheqjen. Për këtë parlamenti i vendit iu referua një raporti të mërkurën, i cili bënte fjalë për disa raste abuzimi nga agjencia e sigurisë së vendit SREL, që mbikqyret nga kryeministri. “Shërbimi sekret nuk është përparësia ime”,

Kryeministri i Luksemburgut, Jean-Claude Juncker, që drejtoi qeverinë e vendit prej vitit 1995, pas një skandali përgjimi, paraqiti dorëheqjen. Për këtë parlamenti i vendit iu referua një raporti të mërkurën, i cili bënte fjalë për disa raste abuzimi nga agjencia e sigurisë së vendit SREL, që mbikqyret nga kryeministri.

“Shërbimi sekret nuk është përparësia ime”, – tha Juncker në Parlament, gjatë një fjalimi, që zgjati dy orë.

Ndërkohë Partia e Punëtorëve Socialistë të Luksemburgut, në koalicion qeverisës, i kërkoi kryeministrit të marrë përgjegjësinë dhe t’i hapet rruga zgjedhjeve të reja. Akoma nuk dihet nëse Juncker, që ka mbajtur edhe postin e kreut të Eurozonës gjatë viteve 2005-2013, do të garojë në zgjedhjet e ardhshme, që do të zhvillohen brenda tre muajve.

 /Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar