Lugina e Preshevës të trajtohet njëllojë si veriu i Kosovës

Lugina e Preshevës të trajtohet njëllojë si veriu i Kosovës

Shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet të fitojnë të njëjtin status sikurse serbët e veriut të Kosovës. Ky është motivi që ka bashkuar drejtuesit e partive politike shqiptare të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës në një apel drejtuar Beogradit. Ata do të marrin pjesë së bashku në një protestë që do të mbahet të shtunën në

Shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet të fitojnë të njëjtin status sikurse serbët e veriut të Kosovës. Ky është motivi që ka bashkuar drejtuesit e partive politike shqiptare të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës në një apel drejtuar Beogradit.

Ata do të marrin pjesë së bashku në një protestë që do të mbahet të shtunën në qendër të Preshevës, në të cilën do të artikulohen kërkesat kryesore të shqiptarëve. Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, ka thënë për “Telegraf”-in se mesazhi i protestës do t’i përcillet edhe grupit diplomatik në Beograd, duke theksuar se pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet të përfitojnë të njëjtin status sikurse serbët në Kosovë.

Ata do t’i drejtojnë edhe një kërkesë Gjykatës së Apelit në Beograd, në lidhje me shqiptarët e arrestuar në rastin e Grupit të Gjilanit. Mustafa ka deklaruar se pafajësia e tyre është vërtetuar tashmë dhe se ata duhet të lirohen. Kjo gjykatë do të mbajë një seancë gjyqësorë në lidhje më këtë çështje më 13 maj.

Sipas tij, uniteti që po tregohet ndërmjet liderëve politikë është garanci për përpilimin e një dokumenti në të cilin pritet që të kërkohen të njëjtat privilegje që i gëzojnë serbët në Kosovë. “Për këtë ka mjaft dokumente që i kanë sjellë deri tash shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke filluar nga referendumi i vitit 1992, platforma politike dhe lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjes dhe Bujanovcit”, është shprehur kreu i Komunës së Preshevës.

Bashkëpunimi i drejtuesve shqiptarë pritet të dëshmohet më 14 maj në Preshevë dhe më 24 e 25 maj në Bujanovc, ku do të mbahen manifestime për nder të luftës së UÇPMB-së, e ku ndër të tjera, do të kërkohet edhe kthimi i përmendores së rrëmbyer nga xhandarët serbë në janar të këtij viti.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar