Londër: Plane për aksion ushtarak në Siri

Londër: Plane për aksion ushtarak në Siri

Forcat e armatosura britanike po hartojnë plane për ndërhyrje në Siri. Zyra e kryeministrit, David Cameron, tha se sot do të vendoset nëse do të zhvillohet mbledhja e Parlamentit për të debatuar për ndërhyrje të mundëshme ushtarake, si kundërpërgjigje e përdorimit të armëve kimike. Dje inspektorët e Kombeve të Bashkuara vizituan njërën prej zonave ku ka

Forcat e armatosura britanike po hartojnë plane për ndërhyrje në Siri. Zyra e kryeministrit, David Cameron, tha se sot do të vendoset nëse do të zhvillohet mbledhja e Parlamentit për të debatuar për ndërhyrje të mundëshme ushtarake, si kundërpërgjigje e përdorimit të armëve kimike.

Dje inspektorët e Kombeve të Bashkuara vizituan njërën prej zonave ku ka ndodhur sulmi i dyshuar kimik.  Gjatë inspektimit kanë arritur të mbledhin atë që është përshkruar si “dëshmi e vlefshme”.

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë informacione shtesë, të cilat do të bëhen publike gjatë ditëve të ardhshme.

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, i ka përgënjeshtruar raportet për sulmin kimik. Rusia gjithashtu thotë se nuk ka prova që dëshmojnë akuzat kundër regjimit në Siri.

/Jola Llozhi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar