Lojërat Mesdhetare, kombëtarja Shqiptare U-19 e nis me humbje

0

Skuadra e shqipërisë U-19 nis me humbje aventurën në Lojrat Mesdhetare “Mersin 2013”

Kombëtarja e drejtuar nga Skënder Gega u mund nga skuadra vendase e Turqisë me rezultatin 2:0  në ndeshjen e vlefshme për grupin A.

Të rinjtë shqiptarë u munduan të bënin qëndresë, por u ndëshkuan që në minutën e dhjetë, më pas përveç faktit që turqit po luanin fort, ndeshja u kushtëzua edhe nga temperaturat e larta.

Shqiptarët arritë të krijojnë një aksion të bukur, por Gazavaj nuk mundi të barazoj shifrat.

Kuqezinjtë u ndëshkuan sërish katër minuta nga fundi duke vulosur edhe rezultatin final në sytë e Ministrit të Sporteve të Turqisë, i cili është edhe një ndër organizatorët e këtyre lojërave.

Në ndeshjen tjetër të grupit A Maroku mposhti Bonjën 3:0.

Shqipëria luajti me këta lojtarë: Teqaj;  Muskaj, Hoxhallari, Rrahmani, Turtulli, Gavazaj, Gjino (Kastrati 77), Ymeraj, Hyseni; Ahmedi (Swhkreta 55,) Ferhati, (Rezi 64).

/Marenglen Kume/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here