Liviu Lungu, promovon librin “Miku im Admiral”

Liviu Lungu, promovon librin “Miku im Admiral”

Shkrimtari i mirënjohur rumuno-shqiptar Liviu Lungu, promovoi dje në mjediset e MTKRS romanin e tij më të ri “Mik im Admiral”. Autori gjatë promovimit të librit të tij u shpreh se ka një një dobësi shumë të madhe për legjendat shqiptare dhe se këtë herë nuk ka harruar pa përmendur edhe mitin e Rozafës në librin

Shkrimtari i mirënjohur rumuno-shqiptar Liviu Lungu, promovoi dje në mjediset e MTKRS romanin e tij më të ri “Mik im Admiral”.

Autori gjatë promovimit të librit të tij u shpreh se ka një një dobësi shumë të madhe për legjendat shqiptare dhe se këtë herë nuk ka harruar pa përmendur edhe mitin e Rozafës në librin dedikuar detit.

“Ky është një roman që shpalos bukurit dhe dashurinë për detin. Romanet e mija dedikuar Shqipërisë i kam bazuar në rrëfimet e gjyshes time dhe kur i kam prekur kanë qenë pikërisht ashtu. Përshkrimet për Shqipërinë ia them shpesh edhe lexuesit rumun. Së shpejti kam për të nxjerrë edhe një libër, që mbështetet nga mbresat e mia mbi fshatin e gjyshes time në Gjirokastër”, pohoi ai.

Luan Topçiu një nga të ftuarit në këtë promovim vlerësoi krijimtarinë e tij, pasi nuk e shkëput nga origjina e tij në 11 romanet që ka shkruar.

Sipas tij, “Miku im Admiral” mund të konsiderohet një roman historik dhe në të njëjtën kohë një parabolë, që konsiderohet si himn për detin.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar