Liverpul starton me kembën e mbarë

Liverpul starton me kembën e mbarë

Premier Liga ka startuar këtë pazdite sezonin e ri 2013-1014 , me ndeshjen çelëse, Liverpul përball Stokë Siti. Ndeshja e zhvilluar në “ Anfilld “ ka perfunduar me fitoren e “ the reds” me rezultat 1-0. Goli i vetëm i ndeshjen i shënua nga sulmuesi, Starrixh në minutën e 37-të. Miqtë patën një rast mjaft

Premier Liga ka startuar këtë pazdite sezonin e ri 2013-1014 , me ndeshjen çelëse, Liverpul përball Stokë Siti.

Ndeshja e zhvilluar në “ Anfilld “ ka perfunduar me fitoren e “ the reds” me rezultat 1-0.

Goli i vetëm i ndeshjen i shënua nga sulmuesi, Starrixh në minutën e 37-të. Miqtë patën një rast mjaft të pastër për të barazuar në minutën e 88 me një 11-metërsh, por goditja u prit nga i riu Mignolet.

Në këtë përballje mungonte Luis Suarez , që eështë akoma i dënuar për episodin më Ivanoviç, ku gjatë ndeshjes Çelsi Liverpul, urugajani i kafshoi veshin mbrojtësit të bluve.

Ndeshje tjëra që do luhen sot në Premier Ligë janë :

Arsenal – Aston Vila

Noruiç – Everton

Sanderlend – Fullham

Uest Bromiç Albion – Southempton

Uest Ham – Kardif

Svansa – Mançester Junajted

/Blerand Ismaili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar