Lirohet Ben Qimja

Gjykata e Fierit ka ndjekur shembullin e Gjykatës së Torinos duke i dhënë lirinë Arben Isufajt, i cili kërkohej nga drejtësia italiane si i dyshuar për pjesëmarrje në organizata kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike. Vendimi i datës 15 korrik 2014 i Gjykatës së Fierit, kur nuk është pranuar kërkesa e organit të akuzës së

Gjykata e Fierit ka ndjekur shembullin e Gjykatës së Torinos duke i dhënë lirinë Arben Isufajt, i cili kërkohej nga drejtësia italiane si i dyshuar për pjesëmarrje në organizata kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Vendimi i datës 15 korrik 2014 i Gjykatës së Fierit, kur nuk është pranuar kërkesa e organit të akuzës së këtij rrethi për zgjatjen e afateve të masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj Isufajt, ka sjellë një reagim të Prokurorisë së Përgjithshme, e cila e ka cilësuar si të paprecedentë këtë rast.

Prokuroria e Përgjithshme ka detajuar gjithë kalvarin e këtij procesi ekstradimi që po shfaq shenjat e para të dështimit, pasi pritet që mëngjesin e sotëm, 45-vjeçari Isufaj i njohur edhe si “Ben Qimja”  të fitojë lirinë. Por, edhe në Gjykatën e Fierit nuk ka qenë e lehtë që Ben Qimja të fitojë lirinë, pasi gjyqtarja e parë që i ka rënë shorti të shqyrtojë çështjen e ka vlerësuar si të ligjshëm ndalimin.

Ndërkohë, të nesërmen ajo ka dhënë dorëheqjen, duke u pasuar edhe me dorëheqjen e një kolegu tjetër. Është dashur hedhja e shortit të tretë që të caktohet gjyqtarja, e cila sot, pas mospranimit dy ditë më parë të kërkesës së prokurorisë për zgjatjen e afateve, ka vendosur lirimin nga qelia të Isufajt.

/Arjola Hajdini/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar