Liria e shtypit në Shqipëri, viti 2013 sjell përmirësime

Liria e shtypit në Shqipëri, viti 2013 sjell përmirësime

Organizata Freedoom House ka publikuar indeksin për lirinë e shtypit në botë, ku Shqipëria dhe Kosova rënditen në kategoritë e vendeve me media “pjesërisht të lirë”. Sipas raportit, Shqipëria ka shënuar përmirësime, ndërsa Kosova ka bërë disa hapa prapa. Rezultati për Shqipërinë është 49, dy pikë më lartë nga viti i kaluar, ku kishte 51.

Organizata Freedoom House ka publikuar indeksin për lirinë e shtypit në botë, ku Shqipëria dhe Kosova rënditen në kategoritë e vendeve me media “pjesërisht të lirë”.

Sipas raportit, Shqipëria ka shënuar përmirësime, ndërsa Kosova ka bërë disa hapa prapa. Rezultati për Shqipërinë është 49, dy pikë më lartë nga viti i kaluar, ku kishte 51.

Sipas kësaj përllogaritjeje, 0 është rezultati më pozitiv, ndërsa 100 është më negativi. Sa i takon renditjes, Shqipëria është e 96-ta mes 197 vendeve, ku vitin e kaluar ishte e 107-ta.

Rezultati për Kosovën është 49, por në renditjen e vendeve është e 102-ta në krahasim me 98 vitin e kaluar.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, drejtoresh e projektit për Lirinë e Shtypit, Karin Karlekar shprehet se një nga zhvillimet pozitive që është vënë rë në Shqipëri është eleminimi me burg për rastet e shpifjes ilegale. Sipas saj, kjo ka sjellë përmisim në mjedisin mediatik.

Sfidat për Shqipërinë, sipas zonjës Karlekar, janë të shumta. “Ka klauzola ligjore dhe rregullatore që ende nuk përputhen me standardet ndërkombëtare. Po ashtu ka raste sulmesh dhe shqetësimesh ndaj gazetarëve që mbulojnë ngjarje dhe ky është një shqetësimivazhdueshëm. Po ashtu ka shqetësime për anën ekonomike, përsaitakon pronësisë dhe përqendrimit të organeve të medias, si edhe njëanshmërisë së tyre.  Por në përgjithësi rezultati numerik për Shqipërinë ka qenëiqëndrueshëm vitet e fundit dhe ky vit ishte pozitiv falë përmirësimit ligjor”, thekson ajo në intervistën për “Zërin e Amerikës”.

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar