Liria e medias në Maqedoni, pjesë e rezolutës së PE

Liria e medias në Maqedoni, pjesë e rezolutës së PE

Liria e medias në Maqedoni dhe pavarësia e saj nga qeveria kanë qenë pjesë e diskutimeve të mbajtura në Parlamentin Europian rreth progresit të Maqedonisë. PE ka shprehur shqetësimin në lidhje me reklamat qeveritare dhe vetëcensurën në median maqedonase, si dhe ka ofruar mbështetjen e vet institucionale kundër censures në internet. Çështja është pjesse e

Liria e medias në Maqedoni dhe pavarësia e saj nga qeveria kanë qenë pjesë e diskutimeve të mbajtura në Parlamentin Europian rreth progresit të Maqedonisë. PE ka shprehur shqetësimin në lidhje me reklamat qeveritare dhe vetëcensurën në median maqedonase, si dhe ka ofruar mbështetjen e vet institucionale kundër censures në internet.

Çështja është pjesse e rezolutës qe pritet të miratohet në perfundim të diskutimeve. Teksti i propozuar i rezolutës së Riçard Hovitit pavarësisht lëvdatave për dekriminalizimin, karakterizohet nga një ton i ashpër për situatën e përgjithshme në Maqedoni në fushën e lirisë së medias.

“E përshëndesim dekriminalizimin e shpifjes dhe ofendimit të dialogut midis qeverisë dhe gazetarëve. I bëjmë thirrje qeverisë që të punojë në përforcimin dhe promovimin e lirisë së shprehjes dhe pluralizmin media i cili duhet patjetër të jetë i lirë nga çfarë do lloj të formave politike dhe ndikimeve financiare”,- shkruhet në tekstin e rezolutës.

Ndërsa në lidhje me reklamat qeveritare, rezoluta përmend problematikën e drejtimit të reklamave qeveritare drejt mediumeve proqeveritare dhe kontrollin e plotë të tyre.
Kritika në adresë të reklamave qeveritare si formë e blerjes, por edhe përshëndetje për përpjekjet e medieve sociale kundër censurës në internet – rrezik i cili kanoset me ligjin e ri për mediet.

“Ne shprehim mbështetje të aktiviteteve të mediumeve sociale të cilat lobojnë kundër censurës në internet”,- thuhet ndër të tjera në tekst.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar