Lira turke në “pikiato”, ndërhyn Banka Qendrore

Banka Qendrore e Turqisë arriti sot që të ndalojë zhvlerësimin e ndjeshëm të lirës, duke u detyruar që të rrisë masivisht normat e veta të interesit, pavarësisht kundërvënies së qeverisë. Nën vendimin e bankës, monedha turke (LT) arriti të ngrihet dhe kursi sot në mëngjes ishte 2,20 LT për një dollar dhe 3,00 LT për një euro,

Banka Qendrore e Turqisë arriti sot që të ndalojë zhvlerësimin e ndjeshëm të lirës, duke u detyruar që të rrisë masivisht normat e veta të interesit, pavarësisht kundërvënies së qeverisë. Nën vendimin e bankës, monedha turke (LT) arriti të ngrihet dhe kursi sot në mëngjes ishte 2,20 LT për një dollar dhe 3,00 LT për një euro, kundrejt 2,26LT dhe 3,09LT që ishte një ditë më parë.

Pas një mbledhjeje të komitetit të politikave monetare, e cila zgjati gjithë natën, institucioni financiar rriti normat e interesit të ditës nga 7,75 për qind në 12 për qind, ndërsa normat kryesore të interesit u rritën nga 4,4 për qind në 10 për qind, me qëllim për të penguar impaktin negativ që ka rënia e lirës mbi inflacionin dhe stabilitetin makroekonomik.

“Këto masa të tkurrjes monetare do të mbahen deri sa të ketë një përmirësim të ndjeshëm të parashikimit të inflacionit”, ka njoftuar në një komunikim për shtyp Banka Qendrore Turke.

Këto lëkundje të stabilitetit ekonomik në Turqi vijnë pas zbulimit të disa skandaleve korruptive, ku të përfshirë janë të afërm të ministrave kryesore të qeverisë dhe drejtues të lartë të institucioneve financiare.

/Objektiv.al/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar