Liqeni i Fierzës, peshku drejt zhdukjes

Liqeni i Fierzës, peshku drejt zhdukjes

Rritja e temperaturave në zonën veri-lindore ka bërë që brigjet e liqenit të Fierzës të frekuentohen gjerësisht nga banorë të Kukësit, por dhe më gjërë, për të gjuajtur peshkun e këtyre ujërave. Në ndryshim nga vitet e kaluara, këtë vit peshku është drejt zhdukjes dhe këtë e pohojnë edhe vetë peshkatarët. Ata shprehen se tashmë

Rritja e temperaturave në zonën veri-lindore ka bërë që brigjet e liqenit të Fierzës të frekuentohen gjerësisht nga banorë të Kukësit, por dhe më gjërë, për të gjuajtur peshkun e këtyre ujërave.

Në ndryshim nga vitet e kaluara, këtë vit peshku është drejt zhdukjes dhe këtë e pohojnë edhe vetë peshkatarët. Ata shprehen se tashmë liqeni është kthyer në një burim vetëm për prodhimin e energjisë pasi peshku është drejt zhdukjes së plotë.

Emri Llukovi, njëri prej peshkatarëve, thotë se shkak për zhdukjen e peshkut është bërë gjuetia e paligjshme që realizohet përmes gjeneratorëve elektrik, dinamitit apo mënyrave të tjera shfarosëse në fazën e shumimit të peshkut, nga persona të papërgjegjshëm. Gjithashtu ai thotë se prej 10 vitesh në liqen nuk është hedhur as rasat për shumimin e peshqve.

Në liqen shumë rrallë gjenden peshq, por vetëm trofta, asnjë prej institucioneve nuk ka reaguar ndonëse pasojat janë shumë të mëdha. Kjo ka bërë që në liqenin e Fierzës të zhduken shumë lloje peshqish, që dikur kultivoheshin në të, kryesisht ballgjani, luciperka, ngjala etj. Në këtë liqen tanimë kultivohen vetëm 4 lloje peshqish nga 11 që kultivoheshin kohë më parë.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar