Limaj lirohet nga arresti shtëpiak

Limaj lirohet nga arresti shtëpiak

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj është liruar nga masa e arrestit shtëpiak së bashku me të akuzuarit e tjerë “Rasti Kleçka.” Sipas mediave në Kosovë, ky vendim ka ardhur pas ankesës së djeshme të mbrojtjes. Limaj dhe bashkëluftëtarët e tij gjatë okupimit serb më 1999 janë liruar në një vendim tjetër që

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj është liruar nga masa e arrestit shtëpiak së bashku me të akuzuarit e tjerë “Rasti Kleçka.” Sipas mediave në Kosovë, ky vendim ka ardhur pas ankesës së djeshme të mbrojtjes.

Limaj dhe bashkëluftëtarët e tij gjatë okupimit serb më 1999 janë liruar në një vendim tjetër që pritet të marrë gjykata në muajt e ardhshëm.

Mësohet se të gjithë të akuzuarit kanë qenë të detyruar të paraqiten në stacionet më të afërta policore nëse thirreshin nga gjykata. Ndërkohë që, deri tani asnjë nuk ka dëshmuar kundër të pandehurve.

Ndërsa,  aktgjykimi për “Rastin  Kleçka” pritet të shpallet në shtator të këtij viti.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar