Ligji për kreditë e këqija

Qeveria pritet të miratojë një ligj, i cili qartëson përfundimisht marrëdhëniet e bankave me tatimet për kreditë e këqija. Drafti i cili ndryshon ligjin për tatimin mbi të ardhurat, përcakton kriteret se kur kredia e keqe do të konsiderohet si shpenzim i zbritshëm me qëllim që bankat të mos kenë konflikte me tatimorët. Sipas këtij

Qeveria pritet të miratojë një ligj, i cili qartëson përfundimisht marrëdhëniet e bankave me tatimet për kreditë e këqija.

Drafti i cili ndryshon ligjin për tatimin mbi të ardhurat, përcakton kriteret se kur kredia e keqe do të konsiderohet si shpenzim i zbritshëm me qëllim që bankat të mos kenë konflikte me tatimorët.

Sipas këtij drafti, tatimet janë të detyruar ta njohin kredinë e keqe si shpenzim të zbritshëm për bankat, në kushtet kur për kreditë që janë të siguruara me kolateral të kenë kaluar 365 ditë nga koha kur bankat kanë depozituar kërkesën për ekzekutim tek përmbaruesi dhe në rast kur kreditë pa kolateral, do të njihen si shpenzim i zbritshëm 365 ditë pas lëshimit nga gjykata të urdhër ekzekutimit për asete të ndryshme që mund të ketë debitori.

Qartësimi i trajtimit fiskal të kredive të këqija prej vitesh ka përbërë problem për sistemin bankar për shkak të mospërcaktimit të qartë të kritereve se kur këto kredi do të njiheshin si shpenzime të zbritshme, duke sjell edhe konflikte me administratën fiskale që u kërkonte të paguanin tatim edhe për këtë zë.

Një pjesë e tyre janë penalizuar me gjoba dhe aktualisht ndodhen në procese gjyqësore me drejtorinë e tatimeve.

Përveç kredive të këqija, ligji i ri rregullon edhe borxhin e keq të krijuar jashtë sistemit bankar, mes bizneseve.

Sipas tij, ky borxh do të njihet si shpenzim i zbritshëm në rast se është klasifikuar më parë si e ardhurt, është fshirë nga librat kontabël të tatimpaguesit dhe ky i fundit ka ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme ligjore për arkëtimin e tij.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar