Ligji i ri, taksë për transferimin e fitimeve jashtë vendit

Kompanitë e mëdha private të cilat kanë transferuar rregullisht fitimet e tyre jashtë vendit në formën e dividentit, tani do të taksohen në mënyrë të rregullt sipas ndryshimeve dhe përmisimit  të ligjit “Për Tatimin mbi të ardhurat”. Në bazë të ndryshimeve këtej e tutje do të përcaktohet qartë forma se si do të kontrollohen dhe

Kompanitë e mëdha private të cilat kanë transferuar rregullisht fitimet e tyre jashtë vendit në formën e dividentit, tani do të taksohen në mënyrë të rregullt sipas ndryshimeve dhe përmisimit  të ligjit “Për Tatimin mbi të ardhurat”.

Në bazë të ndryshimeve këtej e tutje do të përcaktohet qartë forma se si do të kontrollohen dhe taksohen nga shteti të gjitha fitimet e kompanive të mëdha dhe transaksionet që dalin jashtë vendit.

Sipas relacionit të Ministrisë së Financave i cili shoqëron këtë ligj, procedura e “Transferimit të çmimit” që nënkupton transferimin e fitimeve ka rezultuar e pazbatueshme në praktikë nga organet tatimore, pasi formulimi i tij ka qenë i mangët dhe i paqartë. Kompanitë e mëdha në vend kanë përfituar nga ky vakum, të cilat kanë kryer me lehtësi transaksione duke transferuar fitimet rregullisht jashtë vendit.

“Transferimi i çmimit” është në thelb tërësia e transaksioneve që realizojnë shoqëritë multinacionale me vendndodhje të tyre në shtete të ndryshme, në formën e një filiali, dege, apo selie të përhershme, me qëllim transferimin e fitimeve nga një vend në një vend tjetër duke përshtatur legjislacionet e tyre me trajtimin nga ana fiskale e këtyre transaksioneve me qëllimin taksimin e këtyre fitimeve

Këshilli i Ministrave ka parashikuar një gjobë fikse prej 10 mijë lekë për çdo muaj vonesë në rast të mos pagimit të taksës mbi të ardhurat. Në këtë mënyrë çdo taksapaguesi i shtohet vlera e gjobës në rast vonese.

Në rast të mos pagesës së taksës mbi të ardhurat në kohën e parashikuar, në bazë të ligjit “Mospagimi në afat i detyrimit tatimor apo kontributit”, kjo gjobë do të rritet me 10 mijë lekë çdo muaj

Ndërsa  në rast të mosparaqitjes në kohë të njoftimit të transaksioneve vjetore të kontrolluara, në përputhje me dispozitat përkatëse të udhëzimit të ministrit të Financave, “Për transferimin e çmimit”, tatimpaguesi dënohet me një gjobë fikse prej 10 000 (dhjetë mijë) lekësh, për çdo muaj vonesë”.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar