Ligji i ri, “Për manaxhimin e integruar të mbetjeve”, penalitete deri në 2 milionë lekë

0

Kompanitë ricikluese në vend kanë afat deri në muajin prill të vitit të ardhshëm, që të përfundojnë procesin e riciklimit të mbetjeve që kanë importuar nga jashtë.

Ligji i ri “Për manaxhimin e integruar të mbetjeve” që merr fuqi ligjore pas 15 ditësh, përcakton jo vetëm ndalimin e çdo importi mbetjesh, qofshin ato të rrezikshme apo të parrezikshme, por nga ana tjetër vendos edhe penalitete të forta financiare për çdo njeri që tenton të importojë mbetje nga jashtë.

Sipas  ndryshimeve ligjore të miratuara sëfundmi nga Kuvendi dhe të dekretuara nga Presidenti, çdo biznes që thyen vendimin e  importit të  mbetjeve, do të gjobitet me 1.5 deri në 2 milionë lekë.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here