Ligji i ri i patentës, krahas gjobës zbriten edhe pikët

0

Drejtuesit e mjetëve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor nga dita e sotme jo vetëm që do të ndëshkohen me gjobë por do t’u zbriten edhe pikë nga patenta. Ekspertët e qarkulimit rrugor shpjegojnë se përveҫ masës me gjobë, pezullim të lejës së qarkullimit osebllokim administrativ të mjetit është parashikuar dhe një penalitet tjetër që ka të bëjë me heqjen e pikëve të patentës.

Sipas ligjit leja e drejtimit ka 20 pikë, të cilat do zbriten për ҫdo shkelje qëdo të bëjë drejtuesi i mjetit. Për ata që shkelin rregullin e semaforit, përdorin alkool apo drogë gjatë drejtimit të mjetit dhe nuk ju binden policisë rrugore, ndërshkimi maksimal është 10 pikë.

Ulja e pikëve nuk do të vendoset nga polici që vë gjobën por në bazë të tabelës së vendimit të Këshillit të Ministrave dhe nga administrata e Policisë Rrugore bashkë me Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor.

Ligji parashikon se ata që janë më të kujdesshëm në rrugë dhe që nuk i humbasin sasitë e pikëve në një periudhë kohore të caktuara kanë bonuse.

/Erilda Sulika/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here