Liga e Kampionëve nën diktatin gjerman

Liga e Kampionëve nën diktatin gjerman

Mund të thuhet pa frikë se ky sezon është i skuadrave gjermane, me saktë Bajernit të Mynihut dhe Borusias së Dortmundit. Të dyja skuadrat kanë kaluar një sezon fantastik deri në këtë fazë të Ligës së Kampionëve. Gjermanët e gjejnë veten në fazën gjysmëfinale me një hap të sigurte drejt finales së madhe në “Wembly”.

Mund të thuhet pa frikë se ky sezon është i skuadrave gjermane, me saktë Bajernit të Mynihut dhe Borusias së Dortmundit. Të dyja skuadrat kanë kaluar një sezon fantastik deri në këtë fazë të Ligës së Kampionëve. Gjermanët e gjejnë veten në fazën gjysmëfinale me një hap të sigurte drejt finales së madhe në “Wembly”.

Bajerni vjen në këtë faze pas një sezoni fantastik në Budensligë, ku u shpall kampion para përfundimit të kampionatit. Pasi siguroi vendin e parë në fazën e grupeve , bavarezët eliminuan në 1/16 “topçinjtë” e Arsenalit duke siguruar një biletë për në çerekfinale.

Pritej një sfide e vështirë përballë kampionëve italian të Juventusit, por e kaluan pa shumë mundime më rezultat të pastër 2-0, 0-2. Në gjysmëfinale shorti i vuri përballe skuadrës së 4 herë fituesit të topit të arte Lionel Mesit. Një ndeshje thuajse e barabartë në letër por që rezultoi si një seancë stërvitore për Bajernin që arriti ta shkatërrojë Barcelonën me rezultatin 4-0. Një rezultat që i bën të udhëtojnë të qetë drejt Spanjës.

Në krahun tjetër ish-kampionet e Jurgen Klop ja arritën të dilnin të parët në “grupin e ferrit” ku u përballën me Realin e Madridit, Mançester Sitin dhe Ajaksin. Një faze e mbyllur pa asnjë humbje dhe vetëm fitore në fushën e tyre. 1/16 i përballën me Shakhtar Donjeck. Lojtarët e Dortmundit kaluan këtë faze pas një fitoreje të mrekullueshme 3-0 në Gjermani dhe një barazimi 2-2 në Ukrainë.

Çerekfinalet u treguan të “mëshirshme” dhe i vunë përballe debutuesit e Malagës që duket se po bënin mrekullinë në këtë kompeticion. Edhe një here shpirti gjerman arriti të triunfojë më dy gola në minutat e fundit të lojës. Faza gjysmëfinale i rezervoi një mundësi për të treguar forcën e tyre. Një ndeshje plot emocione në “Westfalenstadion”, ku në fundin e 90 minutëshit një super Levandovski e dërgoi Realin në tapet me një 4-golësh.

Mbrëmje magjike për futbollin gjerman që i shohin dy skuadrat e tyre në krye të futbollit evropian. Shifra të frikshme golash dhe një  sinjal pozitiv për botërorin “Brazil 2014”, ku një Gjermani plot me talente të reja pritet të shkëlqejë.

/Blerand Ismaili/

Bayern Munich's Thomas Muller Barcelona

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar