Qyteti i Librazhdit ka nisur procesin e numërimit të votave pas orës 10:00. Shkak për këtë bllokim është bërë mungesa e komisionerëve të PD-së. Një vonesë e dukshme në nisjen apo vazhdimin e procesit të numërimit është vërejtur edhe në qytetin e Tiranës. Në KZAZ-në e vendosur në shkollën “Vasil Shanto”, në njësinë 5 në
Qyteti i Librazhdit ka nisur procesin e numërimit të votave pas orës 10:00. Shkak për këtë bllokim është bërë mungesa e komisionerëve të PD-së.
Një vonesë e dukshme në nisjen apo vazhdimin e procesit të numërimit është vërejtur edhe në qytetin e Tiranës.
Në KZAZ-në e vendosur në shkollën “Vasil Shanto”, në njësinë 5 në Tiranë, e cila njëkohësisht është edhe njësia më e madhe në kryeqytet, nga 110 qendra janë numwruar vetëm 7 kuti.
Ndërsa në tërësi në Tiranë janë numëruar vetëm 95 kuti nga 1422 gjithsej.
Edhe në kryeqytet ashtu si në shumicën e qyteteve tjera deri më tani nga votat e numëruara në avantazh është koalicioni majtë.
/Erzen Carja/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *