Libra të rinj për shkollat dhe burgjet

Libra të rinj për shkollat dhe burgjet

Tiranë – Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka dhuruar për biblotekat e shkollave dhe burrgjeve rreth 500 tituj të rinj librash. Kjo nismë është ndërrmarë në kuadër të Ditës Botërore të Librit dhe të së Drejtës së Autorit. I pranishëm në një takim të organizuar në bashkëpunim me Shoqatën e Botuesve Shqiptarë, ministri

Tiranë – Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka dhuruar për biblotekat e shkollave dhe burrgjeve rreth 500 tituj të rinj librash. Kjo nismë është ndërrmarë në kuadër të Ditës Botërore të Librit dhe të së Drejtës së Autorit.

I pranishëm në një takim të organizuar në bashkëpunim me Shoqatën e Botuesve Shqiptarë, ministri Visar Zhiti gjatë fjalës së tij u shpreh se është një pikëtakim i kohëve dhe brezave, i së shkuarës me të ardhmen. “Libri në vetvete ka vetëm të tashme, çastin e leximit, të shndërruar në përjetësi, teksa tani na jep mundësinë të kremtojmë e të shkëmbejmë mendime, pikëpamje e emocione. Libri është kujtesë e botës, grumbullim përvoje e botës, vegim dhe ëndërr, shpirt i grumbulluar i botës, thënë shkurt, libri është vazhdim i njeriut”, u shpreh ministry Zhiti.

Sipas tij, në një ditë si kjo në mbarë botën dhurohen libra, kështu që edhe Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i është bashkuar kësaj nisme, duke dhuruar një fond të konsiderueshëm nga botimet e financuara prej saj, me karakter albanologjik, disa bibliotekave si atyre të pesë komunave arbëreshe në Itali, Qytetit Studenti, Fakultetit Histori – Filologji në Universitetin e Tiranës, bibliotekave publike Lushnjë, Shkodër, Durrës, Korçë, Berat, Elbasan, Fier, Muzeut Historik Kombëtar, ambasadave, bibliotekave të burgjeve. Në fund të takimit ministry Visar Zhiti u shpreh se  libri duhet të jetë më i rëndësishëm se kyçet.

/Visar Zhiti/

visar zhiti

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar