Liban, shpërthim pranë një qendre islamike

0

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një zonë të Bejrutit në Liban, që është bazë e grupit militant shi’it Hezbollah. Televizioni vendas ka raportuar se shpërthimi është shkaktuar nga një makinë-bombë e parkuar afër një qendre islamike.

Ndërkohë, disa rrjete televizive në Liban dhe televizionin Al-Manar të Hezbollahut, kanë raportuar për viktima por pa e përcaktuar numrin e te vdekurve.

Pamjet televizive shfaqnin tym të zi që dilte nga zona e shpërthimit dhe që ngrihej mbi lagjen Bir al-Abed në kryeqytetin e Libanit, Bejrut.

Grupet kryengritëse në Siri kanë kërcënuar për ta sulmuar Libanin, pasi Hezbollahu kishte dërguar luftëtarë për t’i ndihmuar forcat e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.

/Erilda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here