Lezhë, vrasje me armë zjarri humb jetën 60-vjeçari

0

Një 60-vjeçar nga Lezha është ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sukaxhi të komunës Ungrej.

Sipas burimeve nga policia lokale viktima Mark Jaku dyshohet se është qëlluar më armë nga 42-vjeçari Petrit Dushi, pas një konflikti të çastit.  Mësohet se 60-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa autori është larguar menjëherë pas kryerjes së krimit.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit të dyshuar Petrit Dushi, nga fshati Kaçinar i Mirditës. Ndërkohë rezulton se autori i ngjarjes është person më precedent penale për vrasje dhe falsifikim dokumentesh.

/Erilda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here