Lewandowski: Do të firmos për Bayern Munich në janar

Lewandowski: Do të firmos për Bayern Munich në janar

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Robert Lewandowski, i ka dhënë fund spekullimeve rreth të ardhmes së tij duke zbuluar se do t’i bashkohet skuadrës së Bayern. Ai tha se do të shkojë me parametra zero në merkaton e janarit 2014. 25-vjeçari ka qenë në qendër të vëmendjes për një lëvizje të mundshme nga Signal Iduna Park

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Robert Lewandowski, i ka dhënë fund spekullimeve rreth të ardhmes së tij duke zbuluar se do t’i bashkohet skuadrës së Bayern. Ai tha se do të shkojë me parametra zero në merkaton e janarit 2014.

25-vjeçari ka qenë në qendër të vëmendjes për një lëvizje të mundshme nga Signal Iduna Park gjatë merkatos së verës por ka qenë i detyruar të qëndrojë tek Borussia dhe i duhet të shpenzojë edhe një sezon nën drejtimin e Jurgen Klopp.

Bavarezët kanë qëndruar favoritët për nënshkrimin e kontratës, sidoqoftë, ai deklaratën e konfirmoi pas fitores 2-0 ndaj 1860 Munich, ndeshje e vlefshme kjo për raundin e dytë të kupës DFB-Pokal.

Kur ai u pyet rreth konfirmimit për të lëvizur nën drejtimin e Pep Guardiolës në janar, ai u përgjigj: “Po, sepse vetëm atëherë mund të firmos zyrtarisht kontratën”.

Polaku ka shënuar 80 gola në 149 ndeshje për Dortmund që nga momenti kur iu bashkua nga Lech Poznan në vitin 2010 për një shifër 4,5 milion euro.

/Xhevahir Qardaku/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar