Lëv: Jemi kockë e fortë për çdo kundërshtar

0

“Gjermania është “kockë e fortë” për çdo kundërshtar”, deklaroi Joakim Lëv në prag të ndeshjes me Portugalinë.

Trajneri i kombëtares gjermane tha se ndeshja me luzitanët nuk do të jetë e lehtë, por theksoi forcën e kombëtares së tij, të cilën e konsideroi si shumë të vështirë për t’u mundur nga cilido kundërshtar.

Sipas tij kjo përballje është e rëndësishme për të dyja skuadrat dhe do të jetë një ndeshje e fortë dhe fantastike.

“Do të vendosen përballë kombëtarja e dytë dhe e katërt në renditjen e FIFA-s dhe besoj se do të jetë një ndeshje fantastike por dhe shumë e rëndësishme. Të dyja skuadrat kanë ardhur në Brazil për të fituar titullin dhe kundërshtari ynë duhet vlerësuar. Portugalinë e vlerësojmë maksimalisht por Gjermania është e vështirë për t’u mundur, jo vetëm nga ata, por nga të gjithë kundërshtarët,” tha Lëv.
/Romina Qama/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here