Lërini fëmijët të hidhen…

Nuk habitet askush nëse shikon fëmijë të ecin mbi kolltuk apo të hidhen mbi krevat. Të gjitha nënat në një rast të tillë tremben duke i ulur menjëherë fëmijët në tokë . Specialistët shprehen se vullneti që harxhon fëmija për të bërë këto hedhje mundëson zhvillim në kujtesë . Këto lëvizje fillojnë menjëherë pasi fëmijët kanë

Nuk habitet askush nëse shikon fëmijë të ecin mbi kolltuk apo të hidhen mbi krevat. Të gjitha nënat në një rast të tillë tremben duke i ulur menjëherë fëmijët në tokë .

Specialistët shprehen se vullneti që harxhon fëmija për të bërë këto hedhje mundëson zhvillim në kujtesë .

Këto lëvizje fillojnë menjëherë pasi fëmijët kanë filluar të ecin. Madje fëmijët parapëlqejnë që distanca shumë të shkurtra t’i bëjnë me kalim nga njëri kolltuk tek tjetri.

Prindërit e quajnë këtë çamarrokëri dhe reflektojnë në mënyrë të shpejtë, duke i paralajmëruar të ecin mirë .

Ndërsa specialistët e fëmijëve janë më tolerant ndaj kësaj, duke i këshilluar prindërit t’i lejojnë  të hidhen pasi kjo iu zhvillon atyre qëndrueshmërinë. Gjatë hedhjes, duart, këmbët dhe muskujt e këmbëve punojnë dhe rriten më mirë , më shëndetshëm.

Rol të rëndësishëm luan edhe aktivizimi i trurit. Truri i fëmijës bëhet më i mprehtë duke parashikuar momentin e rënies, ndaj lërini fëmijët të hidhen edhe pse duke u hedhur do  të vriten pak.

/Rabihana Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar