Lënia e duhanit sjell shtim në peshë

0

Sipas një studimi i mbështetur nga Fondacioni Kombëtar Zviceran i Shkencës dhe botuar në PLOS ONE, shumica e personave që kanë qenë duhanpirës të rregullt dhe në një moment të caktuar të jetës kanw vendosur që të mos e konsumojnë më, vërejnë se shtojnë disa kile në peshë.

Kjo ndodh, pasi tek ata persona shtohen baktere të njëjta me njerëzit e shendoshe.Shkencëtarët kanë parë në materialin gjenetik të baktereve të zorrëve të 20 rasteve të pranishme në studim për një periudhë prej nëntë javësh. Nga këta pesë persona nuk pinin duhan, pesë të tjerë ishin duhanpirës dhe dhjetë të tjerët e kishin lënë duhanin një javë pas fillimit të studimit.

Fraksionet Proteobacteria dhe Bacteroidetes u rritën në kurriz të përfaqësuesve të Firmicutes dhe Aktinobaktereve. Në të njëjtën kohë, subjektet të cilët kishin ndaluar pirjen e duhanit kishin fituar një mesatare prej 2,2 kg në peshë, madje edhe në qoftë se sasia e ushqimit të tyre kishte mbetur e njëjtë.

/Jonida Halili/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here